Kryeministri Edi Rama deklaroi se hapja e kufijve nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe ecuria në vendet e tjera. “Në Itali nuk lëviz dot nga një pikë në tjetrën. E dytë në fluturimet që bëhen drejt Italisë për të marrë bashkëqytetarë, është e mundur të prenotohet, por janë shumë pak fluturime dhe për këtë arsye nuk mund të vijnë të gjithë për njëherë.

Hapja e kufijve nuk varet nga ne, por edhe nga vendet e tjera, pasi ka vende që nuk shkon dot.Varet shumë nga si do të zhvillohen ngjarjet, që na lidhin të gjithave bashkë. Shqipëria po bën gjërat e duhura, prandaj është më mirë” tha Rama.