Nga “Wall Stret Journal”
Të krishterët ndjehen më të braktisur se kurrë këtë të Shtunë të Shenjtë. Pamundësia për të festuar Pashkët në mënyrë tradicionale, i ka kujtuar edhe njëherë njerëzimit frikën dhe ndjenjën e vetmisë, të cilën dishepujt e ndienin kur mendonin për ngjarjet tronditëse të së Premtes së Mirë.
Por festosh Pashkën gjatë kësaj krize moderne, është një adaptim i jashtëzakonshëm me situatën dhe jo vetëm për shkak të ndjesisë që pas të Premtes se Mirë do të vijë gëzimi i ringjalljes. Pashka na jep një mësim, në mesin e kësaj pandemi që po përhapet dita ditës nëpër planet, domosdoshmërinë e vuajtjes dhe të keqes për jetën e njeriut.
Një nga personazhet më misterioz në historinë e Pashkëve është Klaudia Procula, gruaja e Pontius Pilate. Ajo shfaqet në vetëm një ungjill, Shën Mateut.
Ndërkohë që Pilati po mendonte për fatin e Krishtit herët të Premten e Mirë, ne na thuhet se gruaja e tij i dërgoi një mesazh: «Mos u ngatërro me atë njeri të virtytshëm. Kam vuajtur shumë në ëndërr këtë ditë për shkak të tij. “
Empatia e Klaudias për Krishtin e dënuar (Pilati nuk ishte njeriu i parë që u pendua që injoroi këshillat e një gruaje) e ngriti atë në sytë e të krishterëve të hershëm. Ajo ishte dhe mbetet një nga shenjtoret e kishës lindore, e respektuar si një nga disa shpirtrat e guximshëm që ishte në anën e engjëjve.
Por, ndërkohë që implikimet e ndërhyrjes së saj u rrëfyen nga shekulli në shekull, u harrua se kërkesa e saj ishte në të vërtetë vepër e Zotit. Nëse Jezusi do të vdiste për mëkatet tona, i cili është mesazhi i jo vetëm e kësaj fundjave, por i tërë jetës së tij dhe tërë historisë së njerëzimit, atëherë me siguri përpjekja e saj për të ndërhyrë dhe mbase humbja e misionit të tij ishte e kundërta e së mirës.
Dhe kështu, Klaudia Procula, në përshkrimet e mëvonshme, u kthye diçka në antagoniste. Endra që ajo kishte qenë vepër e djallit, një përpjekje e ë fundit për të parandaluar shpëtimin e njerëzimit.
Paradoksi i keqardhjes së gruas së Pilatit është një rol që luhet nga të gjithë personazhet në tregimin e Javës së Shenjtë, kur ndodh një përmbysje e çuditshme: të gjithë heronjtë bëhen personazhe negative dhe antagonistët në heronj.
Me këtë standard, Pontius Pilate, i cili urdhëroi vdekjen e një njeriu të pafajshëm, bëri gjënë e duhur. Juda Iscariot ishte kritik për shpëtimin e tij, ashtu siç ishin Annas dhe Kajafas, kryepriftët që thurët komplotin kundër Jezusit. Edhe i burgosuri i përbuzur në kryq pranë Jezuit dhe ushtarët romakë, ishin, me sa duket, duke bërë punën e Zotit.
Të devotshmit, gruaja e Pilatit, Shën Pjetri, që i hoqi veshin e shërbëtorit të priftit të lartë dhe Shën Simoni i Kirenës, i cili lehtësoi vuajtjet e Krishtit duke mbajtur kryqin, po hynin në rrugë të mbarë.
Siç thonë ata, Asnjë vepër e mirë nuk shkon e pandëshkuar,
Vetë Jezusi e vështirëson problemin kur thotë për tradhtarin e tij se “do të ishte më mirë për atë nëse nuk do të kishte lindur kurrë.” Vërtet? Nëse ai njeri nuk do të kishte lindur kurrë, Jezui do të kishte jetuar deri në një moshë të pjekur. Vdekja do të kishte fituar.
Problemi i këtyre mesazheve se është se flasin për një botë përcaktuese në të cilën ne të gjithë luajmë role të caktuara, si disa kukulla që Zoti i ndërtoi për argëtimin e tij. Por historia e Pasionit së Krishtit është kundërshtimi ynë më simbolik i asaj sfide të vjetër filozofike. Klaudia nuk u dërgua nga djalli për të ndaluar tërë shfaqjen. As Juda nuk u dërgua nga Zoti për të vënë në lëvizje ngjarjet që na shpëtuan. Ata ishin njerëz, që duhet të bënin zgjedhje dhe vendosën të bënin atë që që u thoshte ndërgjegjja.
Duke kuptuar këtë, ne mund të fillojmë të kuptojmë përgjigjen komplekse përse një Zot i mirë mund të lejojë që të ndodhin gjëra të tmerrshme. Shumë prej nesh duhet të kenë pyetur gjatë javëve të kaluara për Zoti i ka braktisur? Por Zoti nuk zgjedh fitues dhe humbës, viktima dhe të mbijetuar.
Kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, historia e Pashkëve është një histori kaq shpresëdhënëse; pse rrjedh nga veprimet dhe aktet e përulura të njerëzve. Realiteti i thjeshtë i njerëzimit tonë është se nuk do të kishte gëzim pa vuajtje. As jetë pa vdekje.