Dashi

Nëse jeta juaj sentimentale nuk ju kënaq dhe ndiheni vetëm, ka ardhur momenti për të qartësuar gjërat dhe për të marrë një vendim. Është një moment reflektimi. Edhe në punë duhet të reflektoni, pasi me ndikimin e kundërt të Hënës, duhet të mendoheni mirë para se të hidhni një hap të guximshëm.

Demi

E mërkura do të sjellë përmirësim të ndjeshëm. Në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ku shumë çështje duhen sqaruar, duke rigjetur qetësinë. Mund të bëni plane edhe për zgjerim familje. Në punë, do liroheni nga situata prej të cilave nuk ndiheshit rehat.

Binjakët

Ky është një moment mjaft pozitiv. Duhet të zgjidhni disa çështje ekonomike, të mbetura pezull. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, e rëndësishme është që të mos mundoheni që të çoni përpara me çdo kusht, histori që nuk funksionojnë.

Gaforrja

Saturni nuk do të ketë më ndikim të kundërt, pavarësisht se Hëna do të qëndrojë larg. Mund të ketë një përmirësim në sferën emocionale. Shumë miqësi do të ecin mirë, ndaj pranoni propozimet që mund t’iu bëhen. Në punë, gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur, ku do të ketë lajme të favorshme.

Luani

Ka ardhur momenti i sqarimeve. Nëse jeni duke jetuar një histori klandestine, nuk do të ndiheni mirë, pasi keni nevojë për siguri dhe stabilitet. Lajme të mira do të ketë në punë, nëse keni një aktivitet tuajin.

Virgjëresha

Në dashuri do të jeni të mbushur me dyshime, pasi nuk e dini se sa mund ti besoni personit tjetër, sidomos nëse nuk ka shumë kohë që e njihni. Në punë, diçka nuk do të ecë siç dëshironi, por problemet do të zgjidhen.

Peshorja

Në këtë moment janë mjaft të favorshme emocionet. Nëse jeni në një lidhje prej shumë kohësh, duhet të bëni kujdes dhe të mos bëni gabime për të cilat mund të pendoheni. Bëni mirë që të shtyni me disa ditë, disa çështje që kanë të bëjnë me punën.

Akrepi

Muaji i kaluar ka qenë i komplikuar dhe i mbushur me probleme. Tashmë do të keni mundësi që të merrni frymë më lirë. Do të ndiheni më të lirë për të dashuruar dhe për ta lënë veten të lirë. Në sferën profesionale do të ketë të reja premtuese, shkruan noa.al. Kush ka një aktivitet të vetin, do t’i duhet të marrë disa vendime me rëndësi.

Shigjetari

Do të ndiheni të lodhur dhe do i shikoni gjërat me shumë negativitet. Mundohuni që të mos merrni vendime pa reflektuar mirë më parë. Në dashuri, ka nevojë për ndryshim. Ky është momenti i duhur, për të bërë projekte për të ardhmen.

Bricjapi

Keni dëshirë për të dalë, për të takuar njerëz të rinj dhe për të qëndruar me ata që doni. Por kjo periudhë nuk është shumë e favorshme. Nëse në raportin në çift po përballeni me probleme, duhet të bëni shumë kujdes. Në punë, do të keni shumë ide, por të ardhurat nuk do ju mjaftojnë, ndaj rrezikoni që të lini gjithçka në mes.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe çdo gjë do të ecë mirë sa i takon emocioneve. Edhe pse jeni përballur me shumë probleme, është dikush të cilin e keni shumë përzemër, me të cilin mund të afroheni dhe të bëni paqe. Në punë do të ketë momente tensioni.

Peshqit

Do të ketë një përmirësim të përgjithshëm të situatës. Raportet që ecin përpara prej shumë kohësh, mund të kenë nevojë për sqarim dhe për të gjetur marrëveshje. Në punë dhe në sferën ekonomike, duhet të reflektoni mirë, para se të veproni.