Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës sjell kthjellime për zonat bregdetare dhe të ulta, por vranësira të lehta do ketë në zonat malore. NDERSA pjesa e dytë e ditës largon vranësirat nga i gjithë vendi duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 25°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Europa Perëndimore paraqitet me mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e dendura shoqëruar me reshje shiu dhe ministuhi ere do jenë dominuese. Po ashtu dhe Europa Lindore do ketë reshje të pakta dëbore. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron në Europën Veriore, Qendrore dhe Rajonin e Mesdheut.