Emre Can u largua si i padëshiruar nga Juventusi, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk e llogariste në skemat e tij. Futbollisti i ardhur nga Liverpooli luajti nën drejtimin e Max Allegrit, por gjithçka ndryshoi me Sarrin. Ky i fundit e la dhe jashtë listës së Champions Leagues. Can nuk e duroi diçka të tillë dhe vendosi të largohej duke iu bashkuar skuadrës së Dortmundit në merkaton e janarit.
“Sarri nuk më dha kurrë një mundësi, prandaj përjetova momente shumë të vështira. Isha pjesë e rëndësishme e skuadrës një vit më parë duke fituar kampionatin dhe duke dhuruar ndeshje të mira në Champions. Juvja mbetet një kapitull i bukur në karrierën time”, – tha mesfushori për Bild.