Nuk ka prova që testet e gjakut për të zbuluar antitrupat Covid-19 mund të tregojnë nëse një person ka imunitet apo nuk është më në rrezik të ri-infektohet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Në një konferencë, epidemiologët e OBSH-së paralajmëruan, pavarësisht shpresave të qeverive në të gjithë botën për të bërë testin e antitrupave në përpjekje për të rihapur ekonominë e vendit, ende nuk ka asnjë provë që të kesh një infeksion koronavirusi do të japë imunitet për një periudhë të konsiderueshme kohe.

Shkencëtarët në shumë vende, po zhvillojnë ose testojnë teste të reja të gjakut për të matur nivelin e ngritur të antitrupave të gjeneruar për luftimin e virusit, deri më tani asnjë prej tyre nuk është vërtetuar për përdorim.

“Ka shumë vende që sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike diagnostikuese për të kapur atë që mendojnë se do të jetë një masë e imunitetit. Tani për tani, ne nuk kemi asnjë provë se përdorimi i një testi serologjik mund të tregojë se një individ ka imunitet ose është i mbrojtur nga rikonfeksioni”, tha Maria van Kerchief.

Çfarë është një test serologjik dhe pse ka rëndësi të madhe?
Kjo deklaratë e OBSH-së vë në dilemë shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, ku nga e hëna testimi serologjik do aplikohet fillimisht tek bluzat e bardha në Spitalin Infektiv. Testi serologjik ka aftësinë përmes analizimit të gjakut të zbulojë nëse virusi ka qenë ndonjëherë në trup, por nuk mund të tregojnë imunitetin.

Nga ana tjetër Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.

“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej”, tha ai./ Burimi Irish Times – TIP