Alexis Sanchez dështoi krejtësisht këtë sezon tek Interi, që e mori në huazim me të drejtë blerjeje nga Manchester United. Zikaltrit nuk e duan në ekip dhe kileni do të rikthehet te “Djajtë e Kuq”, të cilët pritet ta shesin.
Fillimisht ishte përfolur se Sanchez mund të kalonte në MLS-së amerikane, por “The Sun” raporton se Ëest Ham është hipoteza më e fundit që ka dalë në skenë.

Londinezët do të pagujnë 20 milionë euro për ta marrë sulmuesin, me United që është dakord. I vetmi problem është paga e Sanchez që është plot 12 milionë euro në sezon dhe është kileni ai që duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me “Çekanët” tashmë.