Në pritje për të mësuar se kur do të nisë kampionati, merkatoja duket se ka filluar të ndizet dhe një nga protagnistët e saj është Federiko Kieza. Xhevahiri i Fiorentinës është objekt i dëshirës së Juventusit dhe Interit, me zikaltërit që duan të parakalojnë bardhezinjtë duke kërkuar të shfrytëzojnë raportet jo të mira mes Roko Komizos dhe kampionëve të Italisë. Për këtë, janë të gatshëm të përfshirë katër shkëmbime teknike në operacionin që klubi vjollcë e vlerëson 60 milionë euro.

Klubi i Zhang në verë nuk do të kishte probleme për shifrën e kërkuar nga Fiorentina nëse do të shiste një mes Ikardit apo Lautaros, por ideja e Martoës, raporton “Tuttosport”, është që të mos ofrojë më shumë se 20-30 milionë euro cash dhe pjesën tjetër ta plotësojë me një poker lojtarësh.

Emri i parë në listë është ai i Dalbert, që këtë vit po luan me fanelën vjollcë, por ka ardhur në huazim dhe vlerësohet 12 milionë euro. Veç brazilianit, Interi mund të fusë në valle kartonin e belgut Naingolan, me Kajliarin që nuk ka ndërmend ta paguajë. Mes lojtarëve të sakrifikueshëmë është Galjardini, një objektiv i vjetër i Fiores, dhe Pinamonti.