Në pritje, po ashtu si i gjithë futbolli italian: Interi pret lajme të sigurta rreth rinisjes së stërvitjeve dhe, në aspektin më afatgjatë, të kompeticioneve. Ndërkohë, klubi zikaltër është mbrojtur më parë duke thirrur përpara Pashkës futbollistët që ishin larguar drejt vendlindjeve të tyre.KARANTINA – Megjithatë, me rikthimin e Aleksis Sançezit (të martën), tani të gjithë elementët e skuadrës interiste ndodhen në banesat e tyre në Milano apo në provincën e Komos. Kush nuk ka lëvizur kurrë nga Milanoja, normalisht është gati t’u rikthehet stërvitjeve porsa të jetë e mundur, ndërsa joitalianët (Lukaku, Handanoviç, Brozoviç, Jang, Mozes, Godin, Eriksen) që u larguan nga Italia, aktualisht po kalojnë 14 ditët e izolimit të parashikuar për ata që rikthehen nga një shtet tjetër.Do të jenë “të lirë” dhe në gatishmëri nga e hëna 28 prill apo e marta 29, edhe pse stërvitjet në çdo rast nuk do të duhet të nisin përpara 4 majit. Ndërsa për Aleksis Sançezin karantina sapo ka nisur dhe nuk do të mund të largohet nga banesa deri më 6 maj.
STRUKTURA – Klubi, normalisht, pret edhe të njohë gatishmërinë e plotë për rinisjen e aktiviteteve: nuk janë parashikuar ende teste (Interi megjithatë ka një ortakëri me klinikën “Humanitas”) e as nuk janë marrë vendime lidhur me seli të mundshme për grumbullimin.“Appiano Gentile” lejon të respektohen rregullat e reja mbi distancimin në stërvitje, dreka dhe dhomat e zhveshjeve, por jo për një prenotim. Punimet në qendrën e re nuk kanë përfunduar, nëse skuadra do të duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e izoluar do të nevojitet mbështetja te një strukturë tjetër.