Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si zbatuese e programit IPARD, ka kontraktuar deri më tani 118 investime në bujqësi dhe zhvillim rural me vlerë të investuar 39 milionë euro dhe vlerë granti 22 milionë euro sipas tre masave të programit: Investime në fermë, investime në agropërpunim dhe diversifikim ferme. Ndërsa kontraktimet për investime të reja vijojnë, AZHBR monitoron procesin e implementimit të investimeve të kontraktuara dhe numri i tyre do të rritet shume shpejt.
Po prezantojmë disa nga shembujt e investimeve për të treguar si mbështetja e dhënë nëpërmjet këtij programi është vënë në jetë për të mirën e fermerëve dhe subjekteve shqiptare. Jemi shumë krenare për punën e palodhur, jemi mirënjohës për bashkëpunimin ndërinstitucional me të gjithë partnerët tanë, thelbësore për të arritur këto rezultate. Nuk ka qenë e lehtë të fusësh në hulli këtë program. Na është dashur të bejmë modifikime të ndryshme për të përshtatur kriteret e përcaktuara në marrveshje nga Bashkimi Europian me nevojat dinamike të sektorit dhe të fermerit shqiptar. Në kushtet e presionit të kohës kemi evituar me sukses djegjen e fondeve gjatë thirrjes së parë duke ofruar zgjidhje të pranueshme për partnerët tanë. Ka qenë sfidë për shumë nga aplikantët të plotësojnë dokumentacionin voluminoz me kriteret strikte të programit dhe të ndjekin me rigorozitet afatet dhe procedurat e diktuara nga AZHBR si e vetmja mënyrë për të përfituar financim. Sot, shumë prej tyre ja kanë dalë dhe qindra të tjerë janë në faza të ndryshme të implementimit të kontratës e po ja shohin frytet investimeve të reja që rrisin prodhimin dhe shtojnë produktivitetin. Ne i falenderojmë për durimin, këmbënguljen, besimin tek institucioni dhe tek programi dhe që frymëzohen tek bujqësia.
Më poshtë gjeni linkun e publikuar në faqen e Komisionit Europian, ku flitet mbi mundësitë që jep ky program ku implementimi i kryer në Shqipëri është marrë si shembull suksesi!