Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD), në vitin 2019 arriti në vlerën e 1.08 miliardë euro duke shënuar një rritje me 59 milionë euro, ose 5.7% në krahasim me vitin paraardhës.
Agjencia për Zhvillimin e Investimve (AIDA) informoi se stoku i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka patur një trend rritës përgjatë periudhës 2014-2019 duke shënuar vlerën më të lartë në vitin 2019.
Shifra rekord prej 1.08 miliardë euro e investime të huaja direkte, sipas AIDA-s, përfshin investimet në sektorin e energjisë, i cili është sektori që tërhoqi më shumë investime në 2019-n, me 31% të totalit, pasuar nga industria nxjerrëse me 20% të totalit.
Për sa i përket shpërndarjes së fluksit të investimeve në aktivitete të tjera, industria nxjerrëse, ndërtimi, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, artet, argëtimi dhe çlodhja rezultojnë gjithashtu sektorë dominues në rritjen e kapitalit të investimeve për vitin 2019.
Shtetet që kanë investuar shifrat më të larta në Shqipëri janë Holanda dhe Zvicra përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë, ndërsa në vendin e tretë është Italia me 120 milionë euro, një dyfishim i vlerës së investuar që nga viti i kaluar