Ish-e dashura e Kristiano Ronaldos, Irina Shayk ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të ndihmuar në mbledhjen e ndihmave ushqimore për fëmijët në Nju Jork, gjatë shpërthimit të koronavirusit.
Modelja ruse numëron 13.5 milion ndjekës në llogarinë e saj në Isntagram, dhe këtë është përpjekur ta shfrytëzojë për mirë në kohën e krizës nga pandemia.Ajo postoi foton e një familje të re, ndërsa për të nxitur ndjekësit e saj që të kontribuojnë, ajo shkroi: “Faleminderit të gjithëve për dhurimet tuaja bujare. Kemi siguruar 66880 vakte për familjet në Nju Jork”.