Në një intervistë të dhënë për Tyc Sports, ish-lojtari i Monaco dhe Milan, Lucas Ocampos, ka folur për momentin e kalimit te Marseille, që në atë kohë drejtohej nga Loco Bielsa.
“Stërvitja me të ka qenë një eksperiencë unike. Nuk e njihja, kisha dëgjuar shumë gjëra për të. Ndihmësi i tij më ka thirrur dhe më ka thënë se donte të fliste me mua. Jemi takuar dhe më pas unë kam shkuar të marr gjërat e mia”, ka thënë Ocampos.
“Kam nënshkruar kontratën të martën dhe të shtunën isha në fushë. Por gjatë atyre ditëve nuk kam patur kontakte me Bielsa-n, as në stërvitje. Ai të mëson në distancë, por për mua ëshhtë një nga më të mirët që kam patur. Ishte si Profesori te Casa de Papel”.