Shkrimtari dhe ish-gazetari i “RD”, Ramiz Gjini, i cili prej vitit 2000 jeton në SHBA, ka ironizuar Sali Berishën.
“Në kohën e regjimit diktatorial, ka qenë në katundin tonë një hallexhi i varfër, që nuk ngopej as me bukë.
Ngase ishte edhe pak derdimen nga trutë dhe nuk ia varte askush, për ta vënë veten në një pozitë të kënaqshme, sa herë dilte në qytet për ndonjë hall, u thoshte njerëzve:
– Po shkoj të shoh një cop herë sekretarin e parë të partisë, sepse mora vesh, që ka qenë pak pa qejf.
Pastaj, në kthim, po ndalem nja pesë minuta edhe te kryetari i komitetit ekzekutiv, që të mos i ngelet hatri.
Ky episod, mu kujtua sot, kur mora vesh, që Sali Berisha, i paska uruar Boris Johnson daljen nga spitali”, shkruan ai./Javanews