Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi, shpreson se Neymari do të kthehet në Camp Nou, përderisa ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për cilësitë e yllit brazilian të Paris Saint-Germainit.
28-vjeçari Neymari ka qenë i spekuluar për një kthim te gjigantia e La Liga gjatë afatit kalimtar të verës, tre vjet pasi ishte larguar nga atje për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Xavi nuk shuhet asnjë arsye për ta ndaluar Neymarin të kthehet në Katalonjë, duke thënë se ish0bashkëlojtari i tij ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.
“Pse jo? Sa i përket futbollit, unë nuk kam asnjë dyshim dhe jam jetuar me të në një zhveshtore dhe ai më duket mua si një person i mrekullueshëm”, ka thënë trajneri aktual i Al-Saddit për DjMariiO në një intervistë të dhënë për kanalin e tij në Youtube.
“Ai ishte një profesionist këtu në Barcelonë dhe do ta bënte dallimin”.
“Pastaj vjen problemi shoqëror e burokratik. Unë nuk merrem me ato gjëra. Por, në fushën e lojës, ai është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë.
Xavi u shpreh optimist edhe për transferimin e Lautaro Martinezit nga Interi.
“Më pëlqen ai, kujt s’do t’i pëlqente? Ai vërehet mirë, jep thellësi në skuadër, gjen hapësira edhe kur ka pak të tilla. Barcelona bën punë të mirë kur është e interesuar”, shtoi Xavi.