Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka sqaruar deklaratën për ulje pagash duke thëën se me pensionistët nuk është marrë fare por e kishte për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha që marrin nga 800- 900 mijë lekë. Po ashtu Beqja akuzon për këto lajme titujt e disa gazetave si dhe plagjiaturat. Ndërkohë nuk kanë mbetur as reagimet nga Kuvendi për deklaratën e Beqajt disa ditë më parë, teksa Përmeti i ka sugjeruar të kurohet urgjentisht pasi është e turpshme.
ANDI PËRMETI: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset ILIR BEQJA: Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen. Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm. Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.