Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një intervistë për “ABC News” ka deklaruar se identifikimi, izolimi dhe distancimi fizik janë masa të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së COVID-19
“E vetmja gjë e sigurtë që kemi sot janë vdekjet nga Covid-19”, ka thënë ish-ministri Beqaj duke shtuar se bazuar në numrin e të infektuarve Shqipëria ka një numër më të lartë te vdekshmërisë në rajon.
Ai gjithashtu ka analizuar edhe statistikat e të infektuarve në Shqipëri bazuar mbi modelimet e përdorura në Kinë dhe Itali, duke u bazuar në të dhënat e Wuhanit në Kinë, sipas të cilave në Shqipëri duhet të këtë rreth 2850 të infektuar, ndërsa duke përllogaritur marzhin e gabimit, kjo shifër mund të varioja nga minimumi 1425 e deri në maksimum 5 mijë të infektuar.