Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për shumë çështje interesante. Sulmuesi i krahut të Liverpoolit ka sqaruar se idhulli i tij më i madh si fëmijë ka qenë Ronaldo.
“Ishte idhulli im më i madh. Shpresoj që ta takoj një ditë. Nuk mund ta kopjoj, pasi secili ka cilësitë e tij. Kur humbi finalen në 1998 ndaj Francës unë kam qarë në shtëpi”, – tha Shaqiri.