Pavarësisht masave të shumta lehtësuese që do të ketë në Itali, prej kësaj të hëne, për shkollat as që bëhet fjalë të rinisin para muajit shtator.

Kryeministri Giuseppe Conte ka bërë të ditur se është duke u punuar për një kthim gradual në normalitet, por me shumë kujdes, në mënyrë që të shmanget një god itje tjetër e rëndë nga koronavirusi.

Conte njoftoi se javën e ardhshme do të paraqesë edhe planin e rihapjes graduale, ndërsa theksoi se shkollat do të rihapen në muajin shtator.

Në një intervistë për “La Repubblica”, Conte është shprehur se shëndeti i fëmijëve është primar, ndërsa thekson se një tjetër problem shumë i rëndësishëm është edhe mosha mesatare e stafit mësimor, i cili është ndër më të lartët në Evropë. Ai tha se mësimi në distancë po funksionon mesatarisht.