Një lajm i mirë vjen sot nga Italia pasi është shënuar një numër rekord të shëruarish, plot 2,943 persona.
Në total Italia ka 54,543 të shëruar.
Por lajmi i keq mbetet numri i viktimave që është i konsiderueshëm, me 437 viktima të regjistruar në 24 orët e fundit.
Në total numërohen 25,085 viktima.
Për të tretën ditë radhazi, numri i personave të sëmurë ka rënë. Mbrojtja Civile Italiane raporton një rënie të personave të shtruar në spital.
Në kujdesin intensiv sot janë 3838 persona, 87 më pak se dje. 23.805 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 329 më pak se dje.
Të infektuar në 24 orë janë regjistruar +3,370. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 187,327.