Nga nesër, tregu në Kombinat do të ketë një organizim të ri, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve që e frekuentojnë atë.

“Tregu i Kombinatit është ndarë në dy pjesë, dyqanet kanë mbetur aty ku kanë qenë, pas pallateve, ndërkohë që tezgat kanë ardhur tek sheshi në Kombinat. Është vetëm një zhvendosje provizore për kohën e koronavirusit, si një masë paraprake, me ndarjen e komunitetit tregtar nga ai blerës në dy pjesë, në hapësirë te hapur, jo ne rrugicat e ngushta ku ishim më përpara”, tha Veliaj.Hyrja në treg do të bëhet nëpërmjet një pike kontrolli, ku do të ketë dezinfektantë, ndërkohë që edhe lëvizja njëkalimshme nëpër dyqanet brenda tregut do të jetë e kontrolluar.

Vendoset kordon sanitar në tregun më problematik të Tiranës: Duhet dhe leje për të blerë
Kombinati, një vatër e nxehtë për virusin
“Tek rrugica ku është tregu i Kombinatit, secili prej tregtarëve do të ketë një pullë të verdhë në pragun e subjektit tregtar. Tek ajo pulla e verdhë blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet, e liron pastaj vendin, dhe vjen dikush tjetër. Hyrja në treg do të bëhet nëpërmjet një postblloku: kushdo që hyn dezinfektohet, kalojnë me radhë një nga një. Tregu është me një kalim, pra futesh nga një vend, dhe del në një vend tjetër, si një rrugë njëkalimshe”, sqaroi Veliaj.