“Vendet e shenjta islamike, përfshirë Meka dhe Medina në Arabinë Saudite do të jenë të zbrazëta gjatë muajit të Ramazanit që nis të premten, pasi autoritetet këshillojnë adhuruesit që të luten në shtëpi. Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem – vendi i tretë i shenjtë i Islamit – gjithashtu do të mbetet i mbyllur gjatë Ramazanit”, tha të enjten Këshilli Islamik i në Jeruzalem.
Për myslimanët, një pjesë e madhe e muajit të shenjtë përbëhet nga lutjet e veçanta të natës të quajtura “taraweeh”, të cilat mbahen çdo ditë në xhami dhe kryhen nga imami, udhëheqësi i lutjeve . Gjatë kësaj kohe, kur njerëzit janë duke u izoluar në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit, autoritetet inkurajojnë muslimanët të përqëndrohen në zakonet individuale të lutjes dhe ta kthejnë izolimin në paqe të brendshme.
“Kur u thoni njerëzve, është në të vërtetë mirë për ju të mësoni zakonet individuale të lutjes tani, njerëzit e kanë shumë të vështirë të bëjnë lidhjen, sepse ata janë kaq të mësuar të luten në xhami”, shprehet Suleiman, profesori i studimeve islame në Universitetin Southern Methodist.
Ramazani fillon në mbrëmjen e 23 Prillit dhe kulmon me 23 maj. Gjatë periudhës 30-ditore, muslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës, një praktikë që shihet si një nga pesë shtyllat e Islamit. Ata mund të hanë para lindjes së diellit dhe të prishin agjërimin e tyre pas muzgut çdo ditë. Myslimanët besojnë se Libri i tyre i Shenjtë, Kurani, iu zbulua Profetit Muhamed gjatë këtij muaji të shenjtë. Sipas etimologjisë arabe agjërimi është një proces shpirtëror i larjes së mëkateve me vepra të mira.