Pas një izolimi të gjatë në Shqipëri, me të drejtë njerëzit janë duke menduar se, me afrimin e verës, të paktën të kenë mundësi që të bëjnë plazh, për t’u relaksuar nga gjithë ajo që po kalojmë. Por, duket se këtë kënaqësi nuk do ta shijojmë dot këtë vit. Ose të paktën jo si më parë, kur shkonim masivisht.
Ndaj dhe në rrjet, kanë nisur të mendojnë si të “maskohen” për të shkuar në plazh, në mënyrë që të mos infektohen nga virusi.