Kryeministri Edi Rama tha se nga java e ardhme do të jetë funksionale Task Forca kundër-COVID në kryeministri, që do të ndjekë zbatimin e standardeve të sigurisë nga bizneset.
Me një deklaratë në facebook, Rama u shpreh se në çdo biznes me protokoll të kuq, që vlerëson se rreziku ëshët i lartë, do ët jetë një mjek që do të respektimin e masave.
“Do të ngrihet një Task Forcë, me bërthamë në kryeministri që do të ndjekë zbatimin e standarteve të protokolleve për ata që kanë një biznes. Ka tre protokolle, jeshil ku risku konsiderohet i ulët, i verdh kur konsiderohet i mesëm dhe i kuq kur konsiderohet i lartë.
Dhe në bizneset me protokoll të kuq do të vendosim një bluzë të bardhë, një person që do të ndjekë pikë për pikë zbatimin e protokollit që të mos ketë asnjë pronarë të godas shëndetin e njerëzve dhe që të mos ketë punonjës të painformuar se si duhet të sillet në ambientin e punës. Kjo do të ndihmojë shumë dhe bluzat e bardha do të jenë pjesë e pandarë e punës së Task Forcës ndërinstitucional kundër COVID që do të jetë funksionale nga java e ardhshme dhe do të ngrihet si strukturë me emra të përveçëm këtë javë dhe ku do të përfshihet edhe pushteti vendor“, tha Rama.