Në paketën e tretë të ndihmës ekonomike do të përfshihen 70 mijë familje. Por cilat janë këto familje? Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se kjo kategori përfshin ata që punojnë në të zezë dhe që nuk marrin as ndihmë ekonomike edhe pse në sistemin e pikëzimit kanë qenë më lartë se ata që janë futur. Ndihma do të jetë direkte në formën e një bonusi, tha Rama.

“Për pak ditë mbaron lëvrimi i pagës së parë, tani nuk ka më nevojë për verifikime dhe të tjerat do të jepen rrjedhshëm pa asnjë problem. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 40 mijë lekësh, procedura është shumë e thjeshtë dhe deri në javën e parë të majit parashikojmë që paratë të jenë të derdhura në kontot e tyre që pëfshihen në paketën e zgjedhur. Kam marrë shumë shpesh, kam reaguar shumë shpehs, shumë kënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë, nuk ka zgjidhje individuale, por duke konstatuar dhe analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen kur të bëhen verifikime e duhura, familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeuar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej” tha Rama.