Një projekt i ri do të bëjë bashkë çiftin e njohur të ekranit shqiptar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja e cila ka lajmëruar fillimin e projektit të ri, përmes një serie postimesh në Instagram. Videoja e parë promocionale e projektit të ri, e tregon Jonidën duke u bërë gati për të fituar përballë “kundërshtarit” që në fakt është bashkëshorti i saj. “Si bëhet gati Jonida ta mposhtë Besnikun?”, thuhet në siglën e emisionit, ku moderatorja shfaqet duke bërë fytyrën me shenja të kuqe, si për të na treguar se ka lindur gjithmonë gati.
Në një video të dytë, Besniku shfaqet i përgjumur, aspak gati për të fituar përballë Jonidës. Nuk e dimë nëse xhirimet e këtij programacioni pritet të bëhen në shtëpinë e çiftit, duke qenë në periudhë karantine, pasi ai do të jetë live. Ajo që dimë është se do të qeshim pa masë me ta edhe pse Jonida na paralajmëron të kundërtën: “Është sfidë, jo humor. Apo sfidë bashkë me humor??”. Tema lidhet me një garë mes tyre por çifti nuk e zbuloi se për çfarë ka nisur konkurrenca. Transmetimi do të nisë të premten e kësaj jave në platformën Gjirafa dhe titullohet “ Jonida Gjith fiton”! Jonida me Besnikun janë në pritje të një vajze, dhe këtë e konfirmuan pak ditë pasi “iconstyle” kishte zbuluar gjininë e bebushit që do të vijë në jetë pas pak muajsh. /Iconstyle.al