Kryeministri Edi Rama në një komunikim në faqen e tij të “Facebook” iu kthehu përgjigje të gjithë zërave kritikë që vijnë në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Ai tha se falë masave jemi në këto kushte, ku vendi ynë ka një numër të vogël të vdekurish në krahasim me shtetet e tjera.

“Duhet të dalim me kokën lartë para një sfide mbare botërorë. Lexoj pyetje, e mallkime e dokrraa. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ju kam thënë se më bini mua, por mos luani me jetën tuaj dhe njerëzit tuaj të dashur.

Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna. E keni me Mua? S’ka asnjë problem, vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve. Shqipëria.

Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim. Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë dërrasë të kalbur. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. “Jo po pse oraret kështu, jo po pse nuk dalin pensionistet..

Po pse të dalin nënat me fëmijë. Jo po pse e shtuna e mbyllur, pse e hapur”. Hyp se të vrara, zbrit se të vrava. Apo ca të tjerë, që thonë pse komunikimi me FB?! A thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur.”, tha ai.