Ai është një nga mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës përballë COVID-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos.
MESAZHI I MANASTIRLIUT – Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.
Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë?? #MëTëFortë #Bashkë?