Një nga talentet e akademisë së Milanit ka shkëlqyer këtë sezon në Serie B me fanellën e Pordenones. Bëhet fjalë për Tommaso Pobegan, i cili ka luajtur në 21 ndeshje këtë sezon, duke shënuar edhe 4 gola. 20-vjeçari është në huazim nga Milan dhe së fundmi në një intervistë për “Tuttomercato” shprehet se nëse rikthehet te kuqezinjtë dhe klubi vendos ti japë një shans do të ishte një ëndërr për të.
“Për momentin po mendoj për mbylljen e sezonit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, po mundohem të fokusohem në këtë që po bëj tani. Më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Rikthimi te Milan është ëndërr sigurisht. Sidoqoftë, sot po mendoj për të tashmen. Duhet të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë. Me të tjerat do të merret agjenti im, por rikthimi te Milan do të ishte një ëndërr për mua.”