Në një lidhje direkte, mjeku i njohur infeksionist, prof. Tritan Kalo, ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në disa portale sociale për të ashtuquajturin testim të vaksinave në Shqipëri.
“Testimet e vaksinave janë bërë në Britani në Oxford, 2 raste. Shqipëria nuk ka qenë kurrë objekt i testimeve në individë. Janë keqinformaur njerëzit”, tha prof. Kalo gjatë intervistër për TV Klan.
Në lidhje me lehtësimin e masave shtrënguese prof. Kalo tha se këtë e përcaktojnë dy elementë: shtimi i rasteve në spitale dhe numri i personave në terapi intensive.
“Fatmirësisht shtrimet në spitale janë në shifra relativisht të ulëta. Po ashtu edhe numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive. Kufizimi i lëvizjeve, ndërgjegjësimi i qytetarëve është bërë për të menaxhuar rastet dhe për të mos pasur një rritje të tyre”, tha prof. Kalo.