Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në izolim, pasi ende nuk është shëruar nga koronavirusi. Mësohet se ai ka ende simptoma të COVID-19, përfshirë temperaturën.

“Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta. Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë”, tha në një mesazh Johnson në Twitter.

Kujtojmë se kryeministri britanik doli pozitiv në testin që iu nënshtrua të premten e kaluar.
Ndonëse i sëmurë, ai po vazhdon të punojë nga shtëpia. Johnson po ashtu u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të mos dalin nga shtëpitë.

Britania, si edhe vende të tjera të botës, po përballet me pandeminë globale, ku deri më tani ka 1 milion të prekur.