Koronavirusi ka shkaktuar një pandemi në të gjithë planetin, duke infektuar mbi 180 mijë persona e duke i marrë jetën mbi 7000 njerëzve.
Virusi në vetvete është quajtur SARS-CoV-2 (Severe Acute Respiratory Syndrome). Sëmundja që shkakton është quajtur “Sëmundja e Koronavirusit 2019 (Coronavirus Disease 2019), ose shkurt Covid 19.
Jacob Glanville, një mjek amerikan është shprehur se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane
Glanville u shpreh për mediat:
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuardra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i kemi zhvilluar në laboratorin tonë dhe tashmë mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin SARS-CoV-2 [COVID-19]”.
Antitrupat do të dërgohen në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Sëmundjeve Infektive të Ushtrisë Amerikane, i cili do t’i përdorë drejtpërdrejt kundër virusit për të demonstruar nëse funksionojnë ashtu si synohet. Testet tek njerëzit do të bëhen më vonë.