Një familje rrëqebujsh është fotografuar nga kamerat kurth në Elbasan, në rajonin Polis-Guri i Zi, i cili shërben si një provë që ekziston një tjetër popullatë në Shqipëri.

Foto janë shkrepur në datën 16 shkurt të vitit 2020, e ndërsa janë bërë publike këtë të mërkurë nga Ministria e Turizmit. Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi ku janë fotografuar një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, sipas së cilëve është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri. Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, rajoni Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).