Ivan Rakitic është një nga emrat që përflitet më shumë te Barcelona, me kroatin që e ka vendosur dhe do të largohet përfundimisht nga “Camp Nou”.
Katalanasit do t’ia plotësojnë dëshirën, pasi vitin e ardhshëm rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Shumë klube nga Serie A e kërkojnë mesfushorin, ku Juventus, Inter dhe Milan përplasen për shërbimet e tij.
Sidoqoftë, pavarësisht se kërkohet nga klubet më të mëdha në Itali, Rakitic ka një tjetër dëshirë. Mediat në Spanjë raportojnë se kroati dëshiron të rikthehet te Sevilla, klub ku spikati vite më parë. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse dëshira e tij do të plotësohet.