Wayne Rooney e kujton me nostalgji kohën e kaluar te Manchester United kur në krye të stolit ishte Sir Alex Ferguson. Ai kujton një këshillë të rëndësishme që tekniku i ka dhënë, pasi e pa që vraponte shumë dhe punonte gjatë gjithë 90 minutave. “Këshilla më e mirë që kam marrë ishte nga Ferguson. Ai më tha: ‘Ti po punon shumë fort’. Mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte: ‘Çfarë po thua? Nuk ishte kjo ajo që ti doje?’.
“Por unë vrapoja gjithmonë shumë gjatë gjithë 90 minutave dhe në 10 minutat e fundit të ndeshjes lodhesha gjithmonë. Trajneri donte që sulmuesi i tij të ruante pak energji, sepse rasti vendimtar i ndeshjes mund të vinte në minutën e 90. Ishte koha e Fergusonit!”, – tha Wayne Rooney.