Bebe Rexha ka dalë pa makijazh në sytë e miliona fansave të saj në Instagram, për të treguar disa këshilla bukurie.

30-vjeçarja me origjinë shqiptare tregoi sesi mund të mbulohen rrathët e zinj poshtë syve në një video tutorial për lëkurën dhe make-up-in të postuar në YouTube në Vogue të mërkurën.

Këngëtarja e talentuar u vlerësua nga shikuesit e videos për shkak se ishte transparente për të metat e saj.

Në video ajo tha: “Një gjë e pashë vërtet të vështirë duke punuar me shumë make-up artistë të tjerë për mua, të hiqja qafe rrathët e mi të errët ose ndonjë dekolorim që mund të jetë bërë duke përdorur një korrektues ngjyrash”.

Bebe i trajtoi njollat e errëta duke aplikuar korrigjuesin ngjyrë portokalli nën sytë e saj me një Beauty Blender.

Ajo përdori dy produkte, pudrën La Mer (95 dollarë) dhe korrektorin Shape Tape (27 dollarë) i cili është i preferuari i shumë të famshmeve, influencers dhe blogereve të YouTube.

Ajo pastaj ndau këshillën më të rëndësishme: “Truku im për këtë produkt është që kur ta vendosni, duhet ta lini aty pa e shpërndarë”.

Bebe u përgëzua shumë për këtë iniciativë të guximshme që jo çdo person i famshëm do ta bënte dhe do të ishte aq i hapur për të metat e tij.