Gjendja shëndetësore e Kim jong Un po komentohet prej disa ditësh nga mediat në të gjithë botën, por ende nuk është konfirmuar nëse është gjallë apo vdekur.
Eskpertët që monitorojnë qeverinë thonë se lideri koreano verior po shijon momente relaksi në kompleksin luksoz në Wonsan.Të martën, faqja e internetit NK PRO publikoi imazhin satelitor që tregon anijet me të cilat lëviz shpesh Kim Jong Un.Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Kim mund të jetë duke qëndruar atje për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit të ri, dhe janë shprehur skeptikë ndaj raporteve të mediave që ai kishte një lloj sëmundjeje serioze.
Megjithatë, paralajmërojnë se shëndeti dhe vendndodhja e Kim ruhen nga afër, prandaj është e vështirë që të dalin informacione të sigurta rreth kësaj çështje.Eksperti Michael Madden tha: “Është një prej shtëpive të tij të preferuara”.Madden tha se Kim besohet të ketë rreth 13 zona të mëdha të rëndësishme në të gjithë vendin, megjithëse përdor rregullisht vetëm gjysmën e tyre.Wonsan është një prej më të mëdhave, por gjithashtu shërben që Kim të udhëtojë lehtësisht në zona të tjera.