Kina dhe Rusia duket se po shfrytëzon pandeminë për të përhapur lajme të rreme në Bashkimin Europian dhe jashtë saj.
Sipas një raporti të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian zyrtarët rusë dhe kinezë po përhapin dezinformata dhe “teori konspirative” në lidhje me COVID-19, në BE dhe Ballkan.
Raporti thotë se “burimet zyrtare ruse dhe media të kontrolluara nga shteti dhe llogari në media sociale kanë qenë duke zhvilluar një fushatë të koordinuar për promovimin e informacionit të rremë në lidhje me koronavirusin. Më të prekurave janë vendet jashtë BE, ku mediat po përballen me stimuj më të ulët për të ndërmarrë masa adekuate,” sipas raportit.
Keqformimi që buron nga Kina, duket se synon të përmirësojë imazhin e vendit. “Kina ka vazhduar të zhvillojë një fushatë globale dezinformimi për të shmangur nga vetja fajin për shpërthimin e pandemisë dhe për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar, “thuhet në raport.
Autorët thonë se informacioni i rremë në lidhje me pandeminë tashmë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik dhe sigurinë.
Ka kaluar më shunmë se një muaj që kur pandemia goditi Europën dhe ndërkohë që udhëheqësit e Bashkimit Evropian përplaseshin me njëri-tjetrin, mijëra italianë humbën jetën. Lutjet e qeverisë së tyre për ndihmë nga Brukseli dhe kryeqytetet e tjera kaluan pa përgjigje për javë të tëra. Por ndryshë nga ata, , Rusia dhe Kina u hodhën në ndihmë menjëherë.
Tani, ministrat e jashtëm të NATO-s po paralajmërojnë Pekinin dhe Moskën të mos përpiqen të shfrytëzojnë situatën e brishtë të krijuar nga mosmarrëveshjet fillestare.