Banorët e qytetit gjerman të Essen u mblodhën të hënën në kinemanë e tyre lokale, duke u përshtatur epokës së Covid-19. Biletat mund të bliheshin vetëm në internet dhe filmi mund të ndiqeshe brenda makinës. Nuk lejoh eshe më shumë se dy persona brenda, ku përjashtoheshin dhe fëmijët në përputhje me kufizimet e karantinës.
Kinematë konvencionale në vend aktualisht janë të mbyllura. Gjermania ka raportuar mbi 66.800 raste Covid-19 dhe 645 vd ekje. ŤPër shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që pastrohen në dy deri në tre javë.
Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni që mund të çojë dhe në vd ekje.