Berati është shfaqur sërish në hartën Covid të Shqipërisë me një tjetër rast pas shërimit të një të prekuri disa javë më parë. Sipas mediave informative, bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga fshati Kostren i Beratit, e cila është konstatuar pozitive me koronavirus.
E reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16-vjeçarja. Vajza është izoluar në shtëpi bashkë me familjarët e tjerë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.