Amerikanët duhet të përgatiten që të jetojnë në një nga javët më të vështira dhe më të trishtuara të jetës së tyre, thanë dje në mbrëmje vonë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku koronavirusi i ri vazhdon të shkaktojë shumë vd ekje, veçanërisht në Nju Jork. “Java e ardhshme do të jetë një moment si Pearl Harbour ose si 11 Shtatori 2001, por e palokalizuar pasi do të shtrihet në të gjithë vendin”, paralajmëroi administratori federal i shëndetit publik, Jerome Adams në televizionin NBC. “Do të jetë një javë e keqe me një përshkallëzim makabër të bilanceve”, shtoi epidemiologu Anthony Fauci, i cili këshillon Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të kësaj krizës.

”Edhe nëse mbyllja e një pjese të madhe të popullsisë jep rezultate, ne e kemi të vështirë të kontrollojmë pandeminë”, shtoi ai. Me më shumë se 320 000 raste me COVID-19 të identifikuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan dje pragun e 9 000 të vde kurve duke përfshirë më shumë se 4 000 vetëm në Nju Jork, epiqendra e pandemisë. ”Gati 600 njerëz kanë vd ekur në 24 orët e kaluara në shtet, pak më pak se 630 vd ekjet e llogaritura një ditë më parë, por është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime”, tha guvernatori demokrat, Andrew Cuomo.

”Shteti i Nju Jorkut mund të jetë shumë afër pikut të kontaminimit ose kjo majë mund të jetë një rrafshnaltë dhe ne do të jemi në të”, theksoi ai në mënyrë të kujdesshme.