Moderatorja e njohur Klea Huta është në pritje të ëmbël. Ajo dhe kantautori Elgit Doda për pak javësh do të bëhen prindër të një djali.
Gjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme në jetën e saj, Klea ka publikuar pak foto, ndoshta për ta ruajtur sa më privat këtë moment.
Mirëpo pak minuta më parë, bukuroshja duket se ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka postuar në Instagram një foto shumë të ëmbël, ku shfaqet duke prekur barkun e rrumbullakosur. ‘Bebi i Kleas’, shkruan moderatorja.