Në gjysmën e parë të muajit mars, 226 persona e kanë humbur statusin e miliarderit, si rezultat i luhatjes ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, theksoi revista “Forbes”.
Jef Bezos është në krye të listës së pasanikëve botërorë, për të tretin vit me radhë, por pandemia botërore e ka ndryshuar listën e miliarderëve të “Forbes”, e prej këtu shumë prej tyre më nuk janë në këtë listë.Pasuria e Bezosit vlerësohet në 113 miliardë dollarë, por ajo ka shënuar rënie prej 18 miliardë dollarë amerikanë në krahasim me vitin e kaluar, më së shumti nga “dëmshpërblimi” për shkak të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, por aksionet e kompanisë së tij Amazon janë rritur me 15 %.
Bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates mban vendin e dytë me pasuri prej 98 miliardë dollarë, 1,5 dollarë amerikanë më shumë se vitin e kaluar. Nga miliarderët tjerë, 51 % janë më pak të pasur se vitin e kaluar.Miliarderët botërorë gjithsej “peshojnë” rreth tetë trilionë dollarë, që është ulje për 700 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2019, njofton “Forbes”.Në listën më të re të “Forbes ka gjithsej 2 095 miliarderë.