Sipas autoriteteve në Gjermania ka më shumë njerëz të shëruar sesa njerëz që ende vuajnë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, rastet e testuar pozitiv ishin 2.537, të cilat e çojnë numrin total në 127 854, pak më shumë se 50% e të cilave tani janë shëruar.

Në Spanjë shkalla e kurimit është aktualisht 37%, në Itali 22%, në Francë 21% dhe në Britani të Madhe ajo është ende 0.3%.

Sipas BBC, Gjermania ka një shkallë vdekshmërie më të ulët sesa Spanja, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, sepse ajo kryen më shumë teste të tamponit, dhe për këtë arsye gjithashtu regjistron raste më pak serioze dhe të lehta të infektuar nga koronavirusi