Roberto Donadoni, bergamask nga Cisano, aktualisht trajner te Shenzen, në Kinë, ka dërguar dhe dhuruar 16 mijë maska kirurgjike në Bergamo: 10 mijë do të shkojnë për spitalin Ponte San Pietro; të tjerat do të ndahen mes spitaleve të tjerë dhe do t’I shpërndahen mjekëve bazë.
Lajmi është bërë i ditur nga Tuttosport, duke shtuar se janë dhuruar edhe 300 mijë maska të tjera për përdorim mjekësh nga Interi dhe Grupi Suning për t’u përballur me emergjencën sanitare.
Home Lajme Aktualitet Koronavirusi: Ish-trajneri i Italisë bën gjestin e madh! Ndihmon Bergamon nga Kina