Roberto Donadoni, bergamask nga Cisano, aktualisht trajner te Shenzen, në Kinë, ka dërguar dhe dhuruar 16 mijë maska kirurgjike në Bergamo: 10 mijë do të shkojnë për spitalin Ponte San Pietro; të tjerat do të ndahen mes spitaleve të tjerë dhe do t’I shpërndahen mjekëve bazë.
Lajmi është bërë i ditur nga Tuttosport, duke shtuar se janë dhuruar edhe 300 mijë maska të tjera për përdorim mjekësh nga Interi dhe Grupi Suning për t’u përballur me emergjencën sanitare.