Mbretëria e Bashkuar synon 25 mijë teste në ditë- Autoritetet shëndetësore britanike po synojnë të kryejnë 25 mijë teste në ditë. Kjo u deklarua sot nga Nënsekretari për Strehimin Robert Jenrick. Londra vazhdon të jetë është subjekt i kritikave në rritje në lidhje me numrin e testeve të kryera deri më tani, rreth 143 mijë, veçanërisht kur krahasohet me vendet e tjera, siç është Gjermania, e cila kryen 70 mijë në ditë. Dje numri i vde kjeve në 24 orët e fundit ishte 381 për gjithsej 1793 kurse numri i të infektuarve është rritur në mbi 25 500.
Iran, mbi 3000 vdekje nga Covid-19- Vde kjet në Iran tejkaluan shifrën 3 mijë. Buletini i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë raporton 138 vd ekje të reja në 24 orët e kaluara, me gjithsej 3.036 vik tima me një total infeksioni prej 47.593. “Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mundësi historike për të hequr sanksionet,” tha Presidenti iranian Hassan Rouhani në një mesazh video të transmetuar në televizionin shtetëror . “Arm iqësia e tyre” ndaj iranianëve “është e dukshme”, shtoi ai, Ne kemi pasur më shumë sukses se shumë vende të tjera në lu ftën kundër kësaj sëmundje”. Disa vende i kanë dërguar ndihma Iranit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinën, Katarin, Turqinë, Francën dhe Britaninë e Madhe.