Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm, pasi kufijtë ajrorë do të jenë të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve. Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën.
Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë. Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine. Në Argjentinë ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.