Në Itali, epidemia ka ndaluar së ecuri në pllajën e kurbës nga infeksioni i koronavirusit dhe për herë të parë që nga 13 marsi numri i rasteve të reja positive ka rënë nën tre mijë (2,972 raste të reja).
Dita e djeshme konfirmoi rënien e kurbës dhe dha një paralajmërim të fortë se së shpejti do jetë koha për të rindezur motorin e ekonomisë.
Për më tepër, dy rajone, Molise dhe Bazilicata, tashmë mesa duket janë “të lira”, jo sepse virusi u zhduk brenda kufijve të tyre, por pas testeve të tamponit nuk rezultoi asnjë rast I ri me Covid-19. Afër këtyre shifrave është edhe Umbria me vetëm një rast të ri kurse Sardenja pati 10 raste të reja positive dhe Trento me 15.
Këto shenja tregojnë se pavarësisht arratis së madhe nga Lombardia në fillim të shpalljes së izolimit nga rajonet e veriut, masat e kontrollit në Jug kanë funksionuar sepse njerëzit i kanë respektuar ato dhe shumë prej tyre u mbyllën në karantinë.
Gjërat duket se po shkojnë mirë kudo, edhe në Lombardi. Rastet gjithashtu janë në rënie edhe në Brescia dhe Bergamo.
Kthesa epidemiologjike duket se ka nisur edhe në vendet e tjera europiane, me përjashtim të Britanisë së Madhe, ku epidemia është akoma në rritje e sipër.
Por grafiku i zhvilluar nga Qendra e Studimit Nebo tregon se nëse Italia ishte e para që hyri në bllokim dhe izolim, përveç Spanjës e cila ka një performancë më të dobët se e Italisë, në Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar numri i rasteve për 10 mijë banorë është në ulje.