Kur akrepat e orës shënuan mesnatën e djeshme Wuhan epiqendra e epidemisë në Kinë hoqi të gjitha pengesat e ngritura që më 23 janar duke i dhënë fund izolimit. Në qytet u rihapën transporti rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror. Kina raportoi për 62 raste të reja të infeksionit nga koronavirus, nga të cilat 59 të importuara si dhe për dy vd ekje, një në Shanghai dhe një në Hubei. Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 81,802, nga të cilat 1,190 ende nën trajtim. Numri i të shëruarve është rritur në 77 279 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 3333.

Koreja e Jugut, 53 raste të reja dhe 6 vd ekje- Koreja e Jugut raportoi për 53 raste të reja të infeksionit nga koronavirusi për një total prej 10.384 raste pozitiv të testuar kurse numri i vd ekjeve është rritur në 200. Seuli deri më tani ka kryer mbi 486,000 teste mbi pozitivitetin e Covid-19.